Nis regjistrimi i pronave ne bregdetin e jugut |Lajme-News

2020-06-19 4

Pas 30 vjetësh ka nisur procesi i regjistrimit të pronave në bregdetin e jugut. Prej dekadash, banorët kanë mbajtur në shtëpitë e tyre letra dhe dokumente, por asnjëra nuk i ka dhënë të drejtë pronësie mbi tokën apo shtëpinë.
Kreu i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame, u premtoi banorëve të fshatrave të Bashkisë Himarë se ky proces do të nisë dhe do të përfundojë, pasi për të është një sfidë personale.
?Regjistrimin e tokës në Kadastër ka vetëm një mundësi për ta bërë, vetëm shteti, asnjë privat. Dhe shteti në këtë moment më ka ngarkuar mua dhe e bën në bashkëpunim me qeverisjen vendore. E kam sfidë personale, as do i hyj njeriu në hak.?
Kreu i Kadastrës u tha banorëve se ata duhet ta njohin vetë problemin që kanë pronat në këtë zonë, por u premtoi një proces transparent. Fillimisht do të bëhen matjet në terren nga punonjësit e Agjencisë së Kadastrës, do të hapet një zyrë ku qytetarët do të çojnë dokumentet e pronësisë, ato më pas do të hidhen në hartën e re, e cila pasi të publikohet për dy muaj dhe të përfundojë procesi i ankesave do të zyrtarizohet dhe do të përfundojë regjistrimin fillestar të tokës në bregdetin e jugut.
?Toka në këto 30 vjet ka mbetur e paregjistruar dhe ju keni fjetur me letrat në xhep dhe me frikën që do na i marr ky s?do na i marr ai, erdhi ky t?ia jap mos ia jap e kështu me radhë.?
Në total procesi do të trajtojë 16 500 pasuri private, 5 200 prona shtetërore dhe pritet që afërsisht 8 000 banorë të Palasës, Dhërmiut, Vunoit, Lukovës, Gjilekës, Ilias, Himarës dhe Nivicës.
Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/